Më 21-22 shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim-UNDP, ka realizuar “Punëtori me Trajnuesit e IGJK-së për zbatimin e agjendave të trajnimeve për periudhën tetor – dhjetor 2015”.
Punëtoria kishte për qëllim që trajnuesit të hartojnë agjendat e trajnimeve ku janë angazhuar si trajnues dhe të plotësojnë formularët për zbatim të trajnimeve, që përmban Plani i Zbatimit të Trajnimeve, si dhe çështje tjera që lidhen me zbatimin e programit të trajnimeve për periudhën tetor – dhjetor 2015.
Fillimisht në këtë punëtori u elaborua doracaku për trajnues, në drejtim të rifreskimit të përmbajtjes dhe rregullave që përmban ky doracak, me qëllim të zbatimit të drejtë gjatë përgatitjes dhe realizimit të trajnimeve të organizuara në IGJK. Faza tjetër e kësaj punëtorie u fokusua në hartim të agjendave dhe plotësimin e formularëve për zbatim të trajnimeve, me ç ‘rast trajnuesit u ndan në grupe punuese, varësisht nga angazhimi i tyre në trajnimin konkret.
Krahas kësaj, trajnuesit gjithashtu u koordinuan për temat që secili bashkë-trajnues do të mbulojë dhe materialet të cilat do të prezantohen gjatë trajnimeve.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin trajnuesit e IGJK-së që janë caktuar të mbajnë trajnime në periudhën tetor-dhjetor 2015.
22-09-2015