Më 28 shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Prokurorial të Kosovës të mbështetur nga OSBE, realizoi trajnimin me temë “Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve në prokurori bazuar në kreun XIV të KPK-së”.
Qëllimi i trajnimi ishte vlerësimi i zbatimit të kërkesave që dalin nga Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve në prokurori, paraqitja e të dhënave të shkallës së përdorimit të procedurave alternative si dhe eliminimi i vështirësive gjatë zbatimit të procedurave alternative nga ana e prokurorive në nivel të vendit.
Në trajnim rëndësi ju kushtua edhe pezullimit të përkohshëm të procedurës sipas nenit 230 të KPP, kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme sipas nenit 231 të KPP, procedura e ndërmjetësimit sipas nenit 232 të KPP, negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë sipas nenit 233 të KPP, si dhe përcaktimi dhe përkushtimi ndaj lëndëve me prioritet.
Përfitues të trajnimit ishin 13 prokurorë nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, Ferizajit dhe Mitrovicës.
28-09-2015