Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-09-2015

Mbrojtja në punë dhe kompensimi i dëmit të shkaktuar në punë

Më 30 shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve në PTV, ka realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja në punë dhe kompensimi i dëmit të shkaktuar në punë”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me legjislacionin e zbatueshëm në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale.

Fillimisht në këtë trajnim u  trajtuan të drejtat e punëmarrësve dhe përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale. Në veçanti u diskutua për ligjet materiale, përfshirë këtu edhe kontratën kolektive dhe aktet e brendshme të personit juridik të cilat janë të zbatueshme në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale.

Në pjesën e pasdites u diskutua për kompensimin e shpenzimeve të mjekimit dhe rehabilitimit si dhe kompensimin e dëmit në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale duke elaboruar sigurimin e kushteve të nevojshme për mbrojtje në punë.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues  në këtë trajnim ishin gjyqtarë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :