Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-07-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: elementet e veprës penale

Më 18 korrik 2022, filloj zyrtarisht trajnimi fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë.

Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të sesionit të parë trajnues temat të cilat po trajtohen janë: parimi i ligjshmërisë, zbatimi i ligjit më të favorshëm, bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :