Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-09-2015

Zbatimi i Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Gjyqtarë, Sfidat dhe Rekomandimet

Më 18 shtator 2015, në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme, IGJK në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka realizuar trajnimin për gjyqtarë me temë “Zbatimi i Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Gjyqtarë, Sfidat dhe Rekomandimet”.

Ky trajnim ishte vazhdimësi e sesioneve të mbajtura në prill dhe qershor të këtij viti dhe qëllimi kryesor ishte identifikimi i sfidave në zbatimin praktik të këtij kodi dhe harmonizimit të tij me Ligjin mbi Gjykatat dhe standardet ndërkombëtare.

Me rastin e këtij trajnimi i cili kryesisht ka shërbyer si forum diskutimi janë identifikuar rekomandimet të cilat do të shërbejnë me rastin e ndryshimit dhe plotësimit të kodit ekzistues.

Edhe gjatë këtij sesioni pjesëmarrësit përmes rasteve studimore dhe punës në grupe vlerësuan se deri në ç’ masë i ruan gjyqtari standardet etike gjatë seancave gjyqësore dhe paraqitjeve publike.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, avokatë, bashkëpunëtorë profesional, të gjykatave dhe nga regjioni i Gjilanit

Shpërndaje :