Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-07-2022

Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar, tema: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Më 19 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Trajnimi Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, është duke u realizuar sesioni i dytë nga nën moduli “Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”. në mbështetje të trajnuesit z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen:  efektet juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Vendimet në kontrollin incidental në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe zbatimi i vendimeve të gjyqkatave kushtetuese në disa vende.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe me raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :