Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-07-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: mbrojtja e nevojshme

Më 20 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të sesionit të tretë në temën e lartcekur janë duke u trajtuar: tejkalimi i mbrojtjes së nevojshme, nevoja ekstreme, rreziku, mënjanimi i rrezikut, tejkalimi i nevojës ekstreme dhe detyrimi për t’iu ekspozuar rrezikut.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :