Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-07-2022

Moduli: Shakthtësitë personale dhe ndërpersonale, tema: Kodi i Etikës profesionale për gjyqtarët

Më 20 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e parë trajnues  nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Trajnimi teorik nga tema e parë e këtij nën moduli është duke trajtuar Parimet bazë të Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtarë, Përjashtimi dhe rekuizimi i gjyqtarit nga gjykimi dhe paanshmëria.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :