Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-07-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: dhuna dhe kanosja

Më 21 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin a katërt trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Nga ky trajnim dhe nga tema adekuate po trajtohen: dhuna nocioni dhe llojet e dhunës, kanosja, vepra e rëndësisë së vogël dhe urdhëratë nga lartë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :