Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-07-2022

Moduli - Shkathësitë personale dhe ndërdisiplinare – Rregullat e komunikimit, tema: Bazat dhe llojet e komunikimit

Më 21 korrik 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Temat që po trajtohen janë: Bazat e komunikimit, llojet e komunikimit, llojet dhe veçoritë e komunikimit verbal, dallimet dhe lidhjet midis komunikimit verbal dhe jo verbal, problemet në komunikimin interpersonal dhe rregullat e komunikimit të mirë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :