Më 20 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e dytë nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: parimet bazë të Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarë, Komimteti Këshilldhënës për Etikën Gjyqësore, Parimet e punës së Komitetit Këshilledhënës për Etike Gjyqësore, Përzgjedhja e anëtarëve të Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore, Kryetari i Komitetit dhe kompetencat dhe Kërkesat për dhënien e opinioneve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.
21-07-2022