Më 21 korrik 2022, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ”, në mbështetje të trajnuesit z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në këtë sesion janë: Efektet e juridike të vendimeve të gjykatës kushtetuese, vendimet nën kontrollin incidental në gjykatën kushtetuese të Kosovës dhe zbatimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese në disa vende.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
21-07-2022