Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-07-2022

Moduli – E Drejta Civile Administrative dhe Ekonomike- E drejta civile, tema: E drejta civile, nocioni parimet dhe burimet e së drejtës civile

Më 22 korrik 2022, filloj zyrtarisht trajnimi fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë.

Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Temat që po trajtohen në këtë sesion të parë janë: Objekti i së drejtës civile, parimet e të drejtës civile, institucionet themelore të së drejtës civile, sistemi i të drejtës civile, nocioni i burimeve të së drejtës civile dhe natyra e burimeve të së drejtës civile.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :