Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-07-2022

Moduli – Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar – Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial, tema: Organizimi i sistemit gjyqësor në republikën e Kosovës

Më 22 korrik 2022, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ”, në mbështetje të trajnuesit z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Në këtë sesion po trajtohen këto tema: Organizimi i sistemit gjyqësor sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës, organizimi i sistemit gjyqësor sipas ligjit për gjykatat, kualifikimet të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve dhe vlerësimi i performancës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :