Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-07-2022

Moduli – E Drejta Civile Administrative dhe Ekonomike- E drejta civile, tema: Marrëdhëniet juridiko-civile dhe klasifikimi i të drejtave subjektive civile

Më 25 korrik 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion të dytë temat që po trajtohen janë: Subjektet e marrëdhënies juridiko-civile, personi fizik si subjekt i së drejtës, të drejtat personale, klasifikimi i të drejtave civile subjektive, qarkullimi juridik dhe rëndësia dhe akti administrativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :