Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-12-2012

Programi për praktikant-studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

Në kuadër të bashkëpunimit të IGJK-së me Fakultetin Juridik të UP-së në zbatim të programit për praktikantë, me 18 dhjetor 2012 përfunduan praktikën pesë studentë praktikantë.

Në mbështetje të zbatimit të projektit IPA 2010, i cili mbështetë IGJK-në në krijimin e kushteve për qasje më të mirë në dokumente ligjore, janë përfshirë dy praktikantë të cilët janë angazhuar për katalogimin e librave në bibliotekën e IGJK-së. Gjatë periudhës gjashtë mujore ata kanë bërë regjistrimin, etiketimin, identifikimin e fjalëve kyçe dhe vendosjen e numrit të inventarit për të gjitha librat, gazetat zyrtare, periodikët e ndryshëm, CD-të dhe DVD-it me materiale trajnuese të cilat u  regjistruan në bibliotekën e IGJK-së. 

Tre praktikantë tjerë ofruan mbështetje administrative për Programin Fillestar për Arsimim Ligjor (PFAL) dhe Programin e Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor. 
Në fund të periudhës praktike, Drejtori i IGJK-së u shpërndau certifikatë për përfundimin me sukses të programit të praktikës në IGJK.

Shpërndaje :