Më 25 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Enver Peci, Kryetar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të sesioni të tretë janë duke u trajtuar: Përgjegjësia disiplinore, shkeljet disiplinore për gjyqtarë (neni 5) dhe Masat disiplinore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.
25-07-2022