Më 25 korrik 2022, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (9) është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor ”, në mbështetje të trajnuesit z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në këtë sesion të katërt janë: Organizimi i sistemit prokurorial, këshilli prokurorial i Kosovës, mandati i këshillit prokurorial të Kosovës, përbërja e këshillit, mandati i anëtarëve të këshillit dhe përfundimi i mandatit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarët e sapo emëruar.
25-07-2022