Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-07-2022

Nën moduli – “ Menaxhimi i rasteve ” tema – “ Menaxhimi dhe karakteristikat e saj”, sesioni i parë

Më 26 korrik 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Menaxhimi i rasteve” me trajnues z. Ardian Hajdaraj Prokuror Prokuroria Themelore Pejë.

Temat që po trajtohen në sesionin e parë janë: Kuptimi i menaxhimit, parimet moderne për menaxhim të rasteve, formimi i lëndës në prokurori, regjistrat në prokurori dhe menaxhimi i rasteve në zyrën e prokurorit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokuroret e sapo emëruar.

Shpërndaje :