Më 26 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e katërt trajnues nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Enver Peci, Kryetar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Kush mund të paraqes ankesë disiplinore kundër një gjyqtari?, Cilat janë veprimet që duhet t’i ndërmerr autoriteti kompetent?, Veprimet e kryetarit pas shyrtimit fillestar, Shqyrtimi i kërkesës për fillimin e hetimit dhe themelimi i panelit hetimor dhe Pranimi dhe regjistrimi i kërkesës për fillimin e hetimeve në Këshill.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.
26-07-2022