Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-07-2022

Moduli - Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare – Ngritja e shkathtësive sociale të prokurorëve dhe menaxhimi i stresit, tema: Menaxhimi i kohës si predispozitë e menaxhimit të stresit

Më 26 korrik 2022, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata (9) është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Ngritja e shkathtësive sociale të prokurorëve dhe menaxhimi i stresit ”, në mbështetje të trajnuesit Prof. Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Temat që po trajtohen në këtë sesion janë: Veçoritë dalluese të personaliteteve të cilat do të jenë në raport me ta në cilësi të ndryshme, faktorët determinues të individi në sjellje devijante dhe kundërligjore, mënyrat më të mira të tejkalimit të situatave stresuese dhe shkathtësitë mbi menaxhimin e mirë të kohës dhe stresit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorët të sapo emëruar.

Shpërndaje :