Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-07-2022

Moduli – E Drejta Civile Administrative dhe Ekonomike- E drejta civile, tema: Përfaqësimi dhe pavlefshmëria e punëve juridike

Më 27 korrik 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Temat që po trajtohen në këtë sesion të katërt janë: Nuliteti i punëve juridike, paaftësia për të vepruar e palëve, rrëzueshmëria e punëve juridike relativisht të pavlefshme, deklarimi i vullnetit me të meta dhe pasojat e anulimit të punëve juridike të rrëzueshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :