Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-12-2012

Konferenca Vjetore e Drejtësisë për Fëmijë

 

 

Më 19 Dhjetor 2012, IGJK në bashkëpunim UNICEF, ka organizuar Konferencën Vjetore të Drejtësisë për Fëmijë.

Konferenca kishte për qëllim prezantimin e aktiviteteve në fushën e Drejtësisë për Fëmijë të zhvilluara gjatë vitit 2012, diskutimin e problemeve dhe sfidave praktike si dhe prezantimin e ideve për zgjedhjen dhe tejkalimin e tyre.
Në këtë konferencë u prezantua edhe Protokolli i Përbashkët Referues Për Institucionet e Drejtësisë për Fëmijë. Lidhur me këtë protokoll mbizotëroj mendimi se ai është një e arritur mjaft e madhe dhe se qëllimi i tij do t’i kontribuojë krijimit të praktikave unike dhe zbatimit të drejtë të strukturës ligjore vendore dhe ndërkombëtare në këtë lëmi.

Gjatë konferencës u theksuan sfidat dhe problemet kryesore si dhe u dhanë ide të ndryshme për tejkalimin e tyre, ndërsa si e arritur mjaft pozitive u vlerësua edhe fakti i caktimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët do të shqyrtojnë të gjitha rastet penale ku përfshihen të miturit.  

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin; kryesuesi i KGJK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Zyrës së BE-së në Prishtinë, UNICEF-it, Shërbimit Sprovues, Qendrave për Pune Sociale,  si dhe Policia e Kosovës.

Shpërndaje :