Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-12-2012

Trajnim: “E Drejta Administrative”

 

Më 17 dhjetor 2012, IGJK në bashkëpunim me GIZ, ka mbajtur tryezën e punës me temë “Procedura në Konfliktin Administrativ”. 
Gjatë këtij trajnimi u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me procedurën administrative, procedurën sipas padisë në konfliktin administrativ (seanca e hapur), praktikën gjyqësore kosovare lidhur me seancën e hapur dhe atë në kontekstin e praktikës gjyqësore të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut (Strasburg) dhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (Luxemburg).

Po ashtu u trajtua edhe jo harmonia mes dispozitave të Ligjit për Gjykatat dhe Ligjit për Konfliktet Administrative lidhur me kompetencën e gjykatave. Kjo tryezë u shoqërua edhe me ndarjen e pjesëmarrësve në grupe punese dhe debat interaktiv. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e caktuar në departamentet administrative (Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit) e si dhe gjyqtarët tjerë nga të gjitha nivelet dhe regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :