Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-12-2012

Seminar: Kodi Penal i Republikës së Kosovës - Plotësimet dhe ndryshimet

Më 15 dhe 22 dhjetor 2012, IGJK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Departamentin e Drejtësisë/Zyrën Tejoqeanike për Zhvillim, Ndihmë dhe Trajnim të Prokurorëve (OPDAT), realizoi dy seminare regjionale (Mitrovicë dhe Pejë), ku u diskutua për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Gjatë këtyre trajnimeve u prezantuan plotësimet dhe ndryshimet e përfshira në kodin e ri penal sipas kapitujve dhe instituteve të reja, të përfshira si në pjesën e përgjithshme dhe të veçantë. Me këtë rast u diskutua edhe për kapitullin tre dhe shtatë të KPK-së që kanë të bëjnë me dënimet dhe konfiskimin. Gjithashtu, u prezantuan edhe dallimet kryesore të kodit të mëparshëm penal dhe atij aktual, si dhe mënyra e interpretimit dhe zbatimit të disa prej dispozitave të reja ligjore në praktikën gjyqësore.
Përfitues te këtij trajnimi ishin gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe zyrtarët policorë nga regjioni i Mitrovicës dhe Pejës.

Shpërndaje :