Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-12-2012

Trajnim: Moduli - Krimet e Luftës

Më 14 dhjetor 2012, IGJK ka realizuar një trajnim nga moduli për krime lufte i cili është hartuar për të mbështetur kapacitetet profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë që shqyrtojnë raste nga kjo fushë..

Temat e trajtuara në këtë trajnim ishin: gjenocidi,  krimet e luftës si shkelje e rëndë e ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, depërtimi i popullatës në territorin e okupuar brenda apo jashtë territorit të okupuar nga ana e okupatorit, praktikat e aparteidit apo praktikat e tjera çnjerëzore dhe poshtëruese, sulmet ndaj pronës kulturore që mund të dallohet qartë, privimi nga e drejta në gjykim të drejtë dhe të rregullt etj.

Trajnimin e përshkoi analizimi dhe dhënia e ideve praktike të cilat u shoqëruan me shembuj praktik, me qëllim të eliminimit të vështirësive të cilat mund hasen në praktikë, Përfitues  të këtij  trajnimi ishin gjyqtarë nga  të gjitha regjionet e Kosovës. 

Shpërndaje :