Me 10 nëntor 2012, IGJK në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Kosovës, ka realizuar një takim pune me kryetarët e gjykatave të qarkut dhe komunale si dhe me kryetarët e degëve regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK).
Temat të cilat u diskutuan në këtë takim, ishin; paraburgimi, konfirmimi i aktakuzës dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore. Me këtë rast secili kryetar i gjykatës prezantoj të dhëna lidhur me ecurinë e praktikës lidhur me këto tema.
Takimi u realizua në tri grupe punuese ku u identifikuan sfidat që paraqiten për gjykatësit dhe avokatët me rastin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, caktimit të paraburgimit dhe konfirmimin e aktakuzës dhe u rekomanduan zgjidhjet për kalimin e sfidave.
10-11-2012