Në kuadër të projektit “Përtëritja e Drejtësisë”, më 17 dhjetor 2012, në organizim të Qendrës për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtarë (CILC), në Hagë – Holandë, është mbajtur një takim i ekspertëve të angazhuar në trajnimin e profesionistëve ligjor.
Ndër temat të cilat janë diskutuar në këtë takim ishin; koncepti i mënyrave dhe mekanizmave për trajnim të gjyqtarëve, prokurorëve, kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë dhe profesionistë të tjerë ligjorë (qëllimi, struktura dhe elementet kryesore) si dhe Planifikimi Strategjik dhe zhvillimi i Planprogrameve Trajnuese për këto kategori.
Me ftesë të CILC, në këtë takim mori pjesë Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi. Ky aktivitet për IGJK-në shënon edhe një njohje të vlerave në aplikim të standardeve të nivelit ndërkombëtarë në fushën e trajnimit gjyqësor.
17-12-2012