Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-11-2012

Trajnim: Ligji mbi Administratën Tatimore

Më 22-23 nëntor 2012 IGJK në bashkëpunim me USAID/DELOITTE vet ka realizuar një trajnim lidhur me Ligjin për Administratën Tatimore.

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:
- të njohin legjislacionin mbi tatimet,
- të dallojnë obligimet tatimore,
- të verifikojnë përmbushjen e obligimeve tatimore,
- të identifikojnë shkeljet tatimore.

Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me tatimpaguesit dhe obligimin  e tyre ligjor për të mbajtur librat dhe regjistrat në pajtim me legjislacionin mbi tatimin, mbajtjen e  regjistrave të llogarive me shkrim ose në formë elektronike për tatimin e mbajtur nga paga dhe obligimin për mbajtjen e librave dhe regjistrave për një afat së paku 6 vjet. 

Gjatë trajnimit gjithashtu u diskutuan raste praktike dhe u shkëmbyen përvoja  me qëllim të thellimit të njohurive që kanë të bëjnë me çështjet tatimore.
Përfitues të këtij  trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha  regjionet e Kosovës të cilët do të  gjykojnë çështjet e kësaj natyre. 

Shpërndaje :