Më 19 nëntor 2012, IGJK në kuadër të bashkëpunimit bilateral me IRZ ka realizuar një trajnim për trajnuesit e IGJK-së të cilët do të zbatojnë trajnimet për KEDNJ.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte qartësimi i rrjedhës së agjendës për trajnimet lidhur me KEDNJ, prezantimi i rasteve praktike që do të përdoren në trajnime të tilla si dhe angazhimi i trajnuesve në interpretimin neneve përkatëse të KELDNJ-së.
Gjatë këtij trajnimi, trajnuesit konfirmuan edhe një herë prezantimet që do ti kenë, metodologjinë që do të përdoret dhe plotësuan agjendën për prezantimet konkrete.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin trajnuesit e IGJK-së për Konventën Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.
19-11-2012