Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-11-2012

Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje – aktet nënligjore

Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje – aktet nënligjore

Me datë 19 nëntor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP/WSSI Plus, ka organizuar trajnimin lidhur me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje - aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

 Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- zbatojnë  drejtë procedurën gjyqësore në rastet kur paraqitet dhuna në familje,
- identifikojnë dallimet e procedurës penale nga procedura civile në rastet e dhunës në familje,
- interpretojnë drejtë udhëzimin Administrativ Nr.12/2012, veçanërisht dispozitat lidhur me përcaktimin e vendit dhe mënyrën e trajtimit psikosocial të kryesit të dhunës në familje.

Gjatë këtij trajnimi u shtjelluan çështjet rreth procedurës gjyqësore lidhur me rastet aplikimit të masave mbrojtëse ndaj kryesve të dhunës në familje. Në veçanti, u diskutua për masat mbrojtëse për trajtimin e detyrueshëm, të rehabilitimit psikosocial të kryesit të dhunës në familje si dhe masa mbrojtëse e trajtimit të obligueshëm mjekësor për shkak të varësisë nga alkooli dhe substancat psikotrope.
Përfitues  të këtij  trajnimi ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës si dhe zyrtar nga qendrat për punë sociale.

Shpërndaje :