Më 19 dhe 20 nëntor 2012, IGJK ka realizuar një sesion trajnues nga lëmia penale lidhur me krimin e organizuar.
Si rezultat i kësaj tryeze pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• përshkruajnë karakteristikat e krimit të organizuar,
• dallojnë llojet dhe elementet e veprave penale që hyjnë në kuadër të krimit të organizuar,
• identifikojnë dallimet dhe ngjashmëritë që kanë veprat penale që bëjnë pjesë në krim të organizuar.
Gjatë këtij trajnimi, u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me trafikimin me qenie njerëzore, trafikimin me narkotik dhe substanca tjera psikotrope, trafikimin me armë, veprat penale tregtia e ndaluar dhe kontrabandimi me mallra, veprat penale të pastrimi të parasë dhe korrupsionit, elementet dhe trajtat e këtyre veprave penale, ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre. Trajnimin u realizua në kontekst të risive të Kodit Penal duke u shërbyer edhe me raste të studimit nga praktika gjyqësore si dhe përmes diskutimeve interaktive.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha regjionet të Kosovës.
19-11-2012