Më 16 nëntor 2012, IGJK ka realizuar trajnimin për stafin me temën “Iniciativa - bëni gjërat të ndodhin”.
Si rezultat i këtij trajnimi pjesmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• kuptonjnë domethënien dhe rolin e iniciativës,
• mësojnë se si të hartohet plani për realizimin iniciativës,
• analizojnë se si e siguron suksesin në punë marrja e iniciativës,
• zhvillojnë iniciativat që do të aplikohen gjatë punës së përditshme.
Në fokus të trajnimit ishte të mësuarit se si të merret iniciativa dhe cilët janë hapat që duhet të aplikohen për të realizuar një iniciativë. Me qëllim të shkëmbimit të përvojave të përbashkëta ndërmjet institucioneve në zhvillimin e ideve dhe iniciativave në trajnim morrën pjesë edhe stafi i Odës së Avokatëve të Kosovës.
16-11-2012