Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-11-2012

PVAL Seminar: “Risitë e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve”

Më 16 dhe 17 nëntor 2012, IGJK  me përkrahje të UNDP  ka mbajtur seminarin dyditor me temë “Risitë e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve” në Pejë. Ekspertë që ligjëruan në këtë seminar ishin profesorë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës-hartues të këtij ligji dhe gjyqtarë me përvojë.

Si rezultat i këtij seminari  pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

•    Të njohin dhe zbatojnë drejtë dispozitat që janë risi të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve.
•    Të shpjegojnë dhe zbatojnë dispozitat ligjore për detyrimet parakontraktuale.
•    Të zbërthejnë dhe zbatojnë drejtë dispozitat e LMD-së mbi lidhjen e kontratave.
•    Të interpretojnë dhe zbatojnë saktë rregullat për kamatën dhe kamatëvonesën.
•    Të njohin dhe zbërthejnë llojet dhe elementet kryesore të kontratave të reja që ka paraparë LMD, dhe
•    Të interpretojnë drejtë dispozitat përfundimtare të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve në marrëdhëniet juridike-detyrimore.
       
Gjatë trajnimit u shtjelluan  çështjet që kanë të bëjnë risitë e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, dallimet në mes të dispozitave të vjetra dhe atyre të reja të LMD-së dhe me mënyrën se si t’i qasen gjykatësit zbatimit praktik të dispozitave të reja të LMD-së. Gjithashtu vëmendje e veçantë iu kushtua edhe vështirësive dhe dilemave me të cilat  do të ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin e dispozitave të reja ligjore. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :