Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-11-2012

Tryezë e diskutimeve: Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje - Masat Mbrojtëse

Më 14 nëntor 2012, IGJK, në mbështetje nga UNDP, ka organizuar një trajnim lidhur me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

 Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- zbatojnë drejt procedurën gjyqësore në rastet kur paraqitet kërkesa për mbrojtje nga dhuna në familje; 
- identifikojnë dallimet në mes te urdhrit  për mbrojtje dhe urdhrit për mbrojtje emergjente;;
- interpretojnë drejt normat ligjore lidhur me veprimet e prokurorit kur shkelet urdhri dhe kur është kryer vepër penale kundër anëtarit të familjes;  

Gjatë këtij trajnimi u shtjelluan çështjet rreth procedurës gjyqësore lidhur me rastet nga dhuna në familje, kompetencat e prokurorit në trajtimin e veprave penale që kryhen nga dhuna në familje. Gjithashtu, u diskutua edhe lidhur me udhëzimet administrative dhe mënyrën e trajtimit të kryesve të dhunës në familje ndaj të cilëve është shqiptuar masa mbrojtëse e trajtimit të obligueshëm mjekësor për shkak të varësisë nga alkooli dhe substancat psikotrope.

Përfitues  të këtij  trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha regjioneve të Kosovës. 

Shpërndaje :