Më 13 nëntor 2012, IGJK ka realizuar një tryezë të diskutimeve me temën e lartcekur.
Si rezultat i kësaj tryeze pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• interpretojnë drejt dhe në mënyrë efektive dispozitat ligjore që rregullojnë çështjen e mbrojtjes së ambientit;
• bëjnë dallimin e veprave penale të kësaj natyre me veprat tjera penale;
• të njihen me format e bashkëpunimit regjional dhe ndërkombëtar në fushën e mjedisit.
Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan temat si; zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe sfidat aktuale, instrumentet ndërkombëtare dhe legjislacioni i BE-së për mjedisin dhe obligimet që burojnë nga ky legjislacion, veçmas zbatimi i Konventës së Arhusit në Kosovë. Njëkohësisht, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe veprave penale kundër mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore të cilat janë të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e të gjitha niveleve dhe regjioneve të Kosovës.
13-11-2012