Më 30 tetor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar modulin Procedura e Kundërvajtjes.
Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
• shpjegojnë kuptimin e veprës kundërvajtëse;
• bëjnë dallimin e veprave, kundërvajtëse me veprat tjera;
• identifikojnë procedurën dhe mënyrën e zbatimit të Ligjit mbi Kundërvajtjet dhe ligjeve specifike si dhe
• njohin parimet bazë të procedurës kundërvajtëse ndaj të miturve.
Gjatë këtij trajnimi u trajtua në detaje baza ligjore për fillimin dhe zhvillimin e procedurës kundërvajtëse, përfshirë procedurën për të mitur, masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në këtë procedurë, marrja në pyetje e të pandehurit dhe dëshmitarëve, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe ekspertimi, marrja e përkohshme e sendeve, seanca verbale, shkelja e rendit të procedurës kundërvajtëse, aktvendimi mbi kundërvajtjet (përpilimi, dorëzimi dhe mjetet juridike).
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e posa emëruar të gjykatave për kundërvajtje nga gjitha regjionet e Kosovës.
30-10-2012