Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-10-2012

Trajnim mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

IGJK në bashkëpunim me OSBE-në, me 29 dhe 30 tetor 2012, ka realizuar një trajnim me temën ” E drejta për shfrytëzimin e papenguar te posedimit (neni 1 protokolli1 KEDNJ)”. 

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:

•    të interpretojnë drejtë dispozitat e nenit 1 protokolli 1 të KEDNJ,
•    të zbërthejnë rregullat primare te nenit 1 protokolli 1të KEDNJ kur vendoset lidhur me rastet pronësore dhe shpronësimin,
•    të ndjekin përvojat e zbatuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastet kur vendos në bazë të nenit 1 protokolli 1 të KEDNJ.

Gjatë këtij trajnimi dyditor u shtjelluan në detale rregullat lidhur me posedimin, pronësinë dhe ndërhyrjen e justifikueshme në të drejtat e individëve lidhur me pronën, në kontekst të nenit 1 protokollit 1 të KEDNJ. Gjithashtu u trajtua raporti ne mes të nenit 1 te protokollit 1 të KEDNJ dhe të drejtave tjera (e drejta në shfrytëzimin e papengueshëm te pronës, mosdiskriminimit, e drejta për ankim efektiv). U trajtuan edhe rastet e shumta praktike që përmbanin elemente të nenit 1 protokolli 1 nëpërmjet të aplikimit të punës në grupe.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtaret e lëmisë civile, për kundërvajtje nga të gjitha regjionet e Kosovës dhe avokat.

Shpërndaje :