Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-10-2012

Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale (PTA)

Më 23 tetor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e gjashtë  me  radhë  nga moduli i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale me temë “Shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale neni 403 të KPPK-së”.

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• dallojnë efektin e shkeljeve esenciale të natyrës absolute dhe relative;
• identifikojnë arsyet e prishjes së vendimeve për shkak të këtyre shkeljeve, dhe 
• zbatojnë drejtë dispozitat ligjore për eliminimin e shkeljeve procedurale.

Gjatë këtij trajnimi u trajtua në detaje baza ligjore e nenit 403 të KPPK-së,  shkeljet esenciale absolute dhe relative duke përfshirë edhe shembuj nga praktika gjyqësore lidhur me këto shkelje. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e Kosovës. 

Shpërndaje :