Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-10-2012

PVAL Trajnim: “Mosdiskriminimi”

Më 11 dhe 12 tetor 2012, IGJK në bashkëpunim me Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) dhe Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI) ka mbajtur dy tryeza pune një ditore me temë “Mosdikriminimi”. 

Si rezultat i kësaj tryeze pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• zbatojnë drejtë standardet ndërkombëtare dhe dispozitat e konventave ndërkombëtare për mosdiskriminim;
• interpretojnë dhe zbatojnë drejtë dispozitat kushtetuese dhe ligjet vendore që sigurojnë mbrojtje nga diskriminimi ;
• interpretojnë dhe dallojnë llojet dhe format e diskriminimit.
• zbatojnë me efikasitet procedurat dhe parimet ligjore në çështjet e dikriminimit; 
         
Gjatë trajnimit u shtjelluan  çështjet  lidhur me standardet ndërkombëtare, dispozitat e Ligjit Kundër Diskriminimit si dhe rolin i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në zbatimin e këtij parimi. Në trajnim u dhanë edhe rekomandime gjegjëse si të zbatohen dispozitat ligjore ndërkombëtare dhe ato kombëtare ndaj diskriminimit. Nëpërmjet  punës në grupe u trajtuan edhe raste praktike që përmbanin elemente të diskriminimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile dhe ata për kundërvajtje nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

Shpërndaje :