Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-10-2012

Trajnim për Trajnues: Hartimi i Modulit KEDNJ IGJK/IRZ

Më 8-10 tetor 2012, në mbështetje nga IRZ, IGJK ka realizuar një trajnim tre ditor për Hartimin e Modulit trajnues për Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Si rezultat i këtij trajnimi trajnuesit për KEDNJ do të jenë në gjendje të:
• hartojnë dhe zbatojnë modulin për trajnimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Programin e Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor, 
• hartojnë dhe zbatojnë modulin për trajnimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Programin për Avancim për gjyqtarët e  sapoemëruar.

Gjatë këtij sesioni trajnues u përcaktuan temat për trajnuesit vendor për KEDNJ për trajnimet e gjyqtarëve të sapoemëruar, u hartuan draftet e agjendave si dhe u përcaktua kalendari i aktiviteteve trajnuese për KEDNJ.

Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësi të praktikojnë mënyrën e aplikimit në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe u planifikuan takimet e ardhshme për trajnues në muajin tetor dhe nëntor.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin trajnuesit e IGJK-së për Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shpërndaje :