Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-10-2012

PVAL Trajnim: “E drejta Trashëgimore”

Më 01 dhe 02 tetor 2012, IGJK  ka mbajtur tryezën e punës me temën:“E drejta Trashëgimore”

Mbështetur në objektivat e këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- të zbatojnë drejtë parimet dhe rregullat e përgjithshme mbi pasurinë trashëgimore;
- të zbatojnë format e trashëgimisë me ligj dhe me testament;
- të interpretojnë dhe zbatojnë kompetencat e gjykatave;
- të zbatojnë drejt mënyrën e hapjes së trashëgimisë dhe ndarjen e saj, dhe 
- të interpretojnë mjetet juridike në procedurën trashëgimore.
    
Gjatë trajnimit u shtjelluan bazat për thirrje në trashëgimi (testamenti dhe ligji), cedimi i pasurisë për së gjalli, përjashtimi nga trashëgimia dhe borxhet e trashëgimlënësit, shqyrtimi i trashëgimisë për pasurinë e gjetur më vonë dhe pjesa e domosdoshme e trashëgimisë. Në trajnim u dhanë edhe rekomandime gjegjëse si të zbatohen dispozitat ligjore mbi pacenueshmërinë e pjesës së domosdoshme të trashëgimisë, padenjësinë për të trashëguar dhe çështjen e borxheve të trashëgimlënësit. U trajtuan edhe raste praktike që përmbanin elemente të trashëgimisë nëpërmjet  aplikimit të punës në grupe.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

Shpërndaje :