Tryezë diskutimesh Kundervajtje Të miturit si kryesë të veprimeve kundervajtese
Më 30 janar 2012, IGJK ka realizuar një seminar me temë “Të miturit si kryes të veprave kundërvajtëse” ku përfitues ishin gjyqtarë për kundërvajtje nga të gjitha regjionet e Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte rifreskimi dhe ngritjen e nivelit profesional të gjyqtarëve të kundërvajtjes.
Gjatë seminarit u analizuan çështjet praktike që paraqiten me rastin e zhvillimit të procedurës kundërvajtëse ndaj të miturve duke i përfshirë parimet, masat dhe dënimet që zbatohen ndaj të miturve si kryes të kundërvajtjeve.
Objektivat e këtij trajnimi ishin:
-Analizimi i parimeve bazë të procedurës kundërvajtëse ndaj të miturve;
-Identifikimi i elementeve të cilat procedurën ndaj të mature e bëjnë specifike;
-Aplikimi adekuat i masave dhe dënimeve kundërvajtëse ndaj të miturit.
Trajnimi ishte shoqëruar me simulim të një rasti nga praktika kur ndaj të miturit zhvillohet procedura kundërvajtëse.
30-01-2013