Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-09-2012

KONFERENCË-Protokolli i Përbashkët Referues

Më 27 Shtator 2012, IGJK në bashkëpunim UNICEF-in ka organizuar një Konferencë në fushën e Drejtësisë për të Mitur me temë: Protokolli i Përbashkët Referues.

Konferenca kishte për qëllim prezantimin e draft protokollit të përbashkët referues në fushën e drejtësisë për fëmijë dhe dëgjimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve lidhur me këtë protokoll, nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të institucioneve, të drejtësisë për fëmijë në Kosovë, të cilët morën pjesë në konferencë.

Në konferencë u diskutua për rolin këtij protokolli në fushën e drejtësisë për fëmijë dhe qëllimin e tij në krijimin e praktikave unike në këtë fushë. 

Gjatë diskutimeve, gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur si dhe zyrtarët e policisë, shërbimit sprovues, qendrës për pune sociale dhe ndërmjetësit, bënë komentet e tyre për  pasqyrimin e punës të secilit institucion dhe përfshirjen e praktikave më të mira në këtë protokoll, konform standardeve dhe praktikave ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin gjyqtarët e gjykatave komunale dhe të qarkut, prokurorët komunal dhe të qarkut, drejtorët regjional të shërbimit sprovues, përfaqësues të qendrës për pune sociale dhe Policisë së Kosovës.

Shpërndaje :