Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-09-2012

PVAL Trajnim: “Parimet në procedurën civile me vështrim të posaçëm në parimin e gjykimit të drejtë”

Më 21 shtator 2012, IGJK ka mbajtur tryezën e punës me temën:““Parimet në procedurën civile me vështrim të posaçëm në parimin e gjykimit të drejtë”.

Mbështetur në objektivat e këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• zbatojnë drejtë parimet themelore të procedurës civile që përmban Ligji për Procedurën Kontestimore.
• vlerësojnë veprimet procedurale të palëve për zbatimin e parimit për gjykim të drejtë, 
• thellojnë njohuritë për rolin e gjykatës në zbatimin e këtij  parimi.
• njohin efektet për siguri juridike të këtij parimi.

Gjatë trajnimit u shtjelluan veprimet procedurale me rëndësi të palëve për zbatimin e parimit për gjykim të drejtë, roli i gjykatës në zbatimin e këtij  parimi, efektet për siguri juridike të këtij parimi, si dhe u demonstruan raste nga praktika gjyqësore vendore dhe të rajonit. Gjithashtu u trajtua edhe përmbajtja e parimit të gjykimit të drejtë në kontekst të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Lirive Themelore dhe të Drejtave të Njeriut. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

Shpërndaje :