Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2012

Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale (PTA)

Më 24 shtator 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e pestë  të trajnimeve  nga moduli “Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale me temë  “Ankesa e prokurorit për arsye të vendimit mbi dënimin dhe shkeljes së ligjit penal”.  

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
1.identifikojnë  se kush mund të ushtrojë mjetet juridike;
2 kuptojnë arsyen e ushtrimit të ankesës ndaj aktgjykimit;
3.njohin rolin e prokurorit në ushtrimin e ankesës; dhe
4.zbatojnë dispozitat që kanë të bëjnë me ushtrimin e ankesës.

Gjatë këtij trajnimi u trajtua në detaje baza ligjore e rasteve të ushtrimit të ankesës nga ana e prokurorit si në rastet për shkak të vendimit mbi dënimin  ashtu edhe në rastet për shkak të shkeljes së ligjit.

Me rastin e trajtimit të kësaj materie u vunë në pah afatet brenda së cilës palët e autorizuara mund të ushtrojnë ankesë, ndërkaq vëmendje e veçantë iu kushtua ushtrimit të ankesës nga ana e prokurorit në dobi të akuzuarit. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e Kosovës.

 

Shpërndaje :