Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-09-2012

Anglishtja Ligjore – Niveli Bazik

Me 19 shtator 2012, IGJK ka filluar organizimin e trajnimeve të gjuhës anglezë, me temë: Anglishtja Ligjore – Niveli Bazik.

Trajnimi ka për qëllim ofrimin e njohurive të gjuhës angleze për gjyqtarë dhe prokurorë me fokus në anglishten ligjore dhe do të zhvillohet në tri nivele.Ky program filloj të zbatohet për gjyqtarët e gjykatave komunale dhe të qarkut të regjionit të Prishtinës dhe Mitrovicës dhe do të realizohet nga trajnuesit e IGJK-së të përgatitur enkas për këtë çështje.

Në fokus të ditës së parë të trajnimit ishin aspektet e njohjes dhe ato gramatikore me qëllim të prezantimit sa më të drejtë të tyre. Një vëmendje e veçantë iu kushtua shqiptimit të fjalëve gjatë përdorimit të gjuhës angleze. 

Shpërndaje :