Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-01-2012

Akti administrativ dhe Konflikti administrativ PTA

Me  31 janar 2012, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi modulin e radhës me temë: Akti Administrativ dhe Konflikti Administrativ.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e gjyqtarëve për zbatimin e Ligjit mbi Gjykatat i cili përfshinë në vete departamentin e përgjithshëm ku do të trajtohen çështjet administrative.

Objektivat e këtij trajnimi ishin:
-Njohja e strukturës së akteve administrative;
-Identifikimi i akteve relativisht të pavlefshme dhe absolutisht të pavlefshme;
-Dallimi i elementeve që duhet ti përmbajë një akt administrativ dhe
-Identifikimi i akteve administrative kundër të cilave mund të zhvillohet konflikti administrativ.

Çështjet të cilat u shtjelluan në këtë trajnim kryesisht kanë pasur të bëjnë me aktet administrative, organet të cilat janë kompetente për nxjerrjen e këtyre akteve, llojet, pavlefshmërinë e akteve administrative, konfliktin administrativ, vendimet e gjykatës përkitazi me padinë dhe mjetet juridike në konfliktin administrativ.

Gjithashtu, për ta zbërthyer këtë materie pas çdo prezantimi janë përdorur edhe shumë shembuj nga praktika gjyqësore me ç’rast gjyqtarët kishin rastin të demonstrojnë njohuritë e tyre.  

Gjatë trajnimit po ashtu janë identifikuar mjaftë paqartësi dhe mangësi në dispozita të Ligjit për Konfliktin Administrativ të cilat kanë shkaktuar parregullsi, vonesa dhe mos zbatim të tij në praktikë. Nga ky trajnim doli edhe kërkesa në adresë të KGJK-së që sa më shpejtë të ndryshohet dhe plotësohet ky ligj. 

Përfitues ishin gjyqtarët nga gjykatat komunale (kryesisht të lëmisë civile) dhe gjykatat për kundërvajtje nga gjitha regjionet e Kosovës.


Shpërndaje :