Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (Deutsche Gesellschaft Internationale Zusammenarbeit GIZ) më 17 shtator 2012, realizoi trajnimin për mentor me temën “Zbatimi i Doracakut për Mentor”.
Qëllimi këtij trajnimi ishte që para pjesëmarrësve – mentorëve të prezantohej qëllimi, përmbajtja, struktura dhe mënyra e zbatimit të Doracakut i cili kushtohet trajnimi të fazës së tretë të PFAL.
Këtë trajnim dhe fillimin e zbatimit të këtij Doracaku e përshëndetën z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së dhe z. Philipp Schwörer përfaqësues i GIZ, ndërsa prezantimi i doracakut u bë nga z. Thomas Zwiebler, autorë i doracakut znj. Mary Aguirre Shahin dhe z. Besim Morina si kontribuues në hartimin e këtij Doracaku.
Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit-mentorët do të jenë në gjendje që të:
• realizojnë në mënyrë cilësore trajnimin praktik për kandidatët;
• definojnë rolin dhe detyrat e mentorit dhe kandidatit;
• zbatojnë objektivat e trajnimit praktik të fazës së tretë të PFAL.
Nga ana e mentorëve ky trajnim u cilësua shumë i dobishëm dhe i nevojshëm për ata të cilët tani e tutje realizimin e trajnimit praktik do ta bëjnë bazuar në këtë doracak dhe në të njëjtën kohë shumë i dobishëm për kandidatët e PFAL sidomos kur ata janë në fazën e tretë të trajnimeve.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin mentorët e Programit Fillestar për Arsimim Ligjor.
17-09-2012