Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-09-2012

Tryezë pune: ”Hartimi i Draft Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2013”

Më 08 shtator 2012, IGJK, me mbështetje nga UNDP, realizoj një tryeze pune me trajnues, për Hartimin e draft Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2013”. 

Tryeza u organizua si vazhdimësi e zbatimit të mekanizmave të cilët i aplikon IGJK, për vlerësimin e nevojave dhe hartimin e programit të trajnimeve të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë. Gjatë kësaj tryeze pune, janë shqyrtuar temat e propozuara nga burime të ndryshme për hartimin e këtij programi dhe janë identifikuar nevojat e trajnimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionisteve të tjerë në fushën e gjyqësisë, për vitin 2013.

Gjatë procesit të punës trajnuesit përmes punës grupore, plotësuan rreth 100 formular me propozime të ndryshme për program si dhe identifikuan kategoritë dhe profilin e përfituesve të trajnimeve sipas strukturës dhe organizmit të ri të gjykatave dhe prokurorive.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin trajnuesit e IGJK-së nga të gjitha lëmit të cilët janë të angazhuar në zbatim të programeve të ndryshme trajnuese në IGJK.

Shpërndaje :